Krujë, vritet me armë zjarri, 37-vjeçari
Një 37-vjeçar ka mbetur i vdekur mbrëmjen e sotme, pas plagëve të marra nga arma e zjarrit. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Borizan të Krujës, ku 37-vjeçari Viktor Krosi është vrarë me armë zjarri nga disa persona, të cilët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Gjatë rrugës për në Spitalin Ushtarak, Krosi nuk ka mundur t`i rezistojë plagëve të marra nga arma e zjarrit dhe ka vdekur. Ndërkohë policia ka identifikuar autorët dhe po punon për kapjen e tyre. Ndërsa nuk dihen motivet e ngjarjes, që kanë çuar në vrasjen e 37-vjeçarit.