Gjyqet maratone per shtepine, perleshje mes dy familjeve korcare
Korce- Pronesia mbi nje shtepi ne lagjen nr. 4 te Korces pas 15 vjetesh debatesh dhe procesesh gjyqesore, degjeneron ne perleshje fizike mes paleve. Pjesetare te dy familjeve jane perfshire dje ne konflikt, kurse fqinjet shmangen gjakderdhjen. Shtepia per te cilen ka lindur konflikti i pronesise eshte ndertuar nga gjyshi i Bruno Ballkamenit ne vitin 1933. Qeveria komuniste ia shtetezoi banesen dhe e largoi prej saj. Me pas pushteti i asaj kohe e nxori ne shitje shtepine, e cila u ble nga familja Duni. Kjo e fundit pretendon se gjate jeteses ne kete shtepi ka bere investime qe kane tejkaluar vleren e blerjes. Ne vitet '90 trashegimtaret Ballkameni kane kerkuar t'u kthehet prona. Gjyqet maratone edhe pse kane zgjatur 15 vjet, nuk kane percaktuar pjeset qe u perkasin dy paleve. Se fundi ka qene Bruno Ballkameni qe ne oren 20:30 te dites se djeshme ka shkuar tek dyqani ku tregton Minella Zguri dhe eshte konfliktuar me te, duke nxjerre dhe nje thike. Denoncimi ne polici solli ndalimin e Ballkamenit per "kanosje" dhe "mbajtje pa leje te armeve te ftohta".
D. Zisi
D. Zisi