E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafik klandestinesh me 800 euro, prangoset durrsaku

Korce- Temperaturat dhe kushtet optimale atmosferike kane rikthyer dukurine e trafikut te klandestineve me destinacion Greqine. Policia kufitare ne zonen e Devollit ndaloi nje 33 vjecar nga Durresi qe perpiqej te trafikonte tre persona, mes te cileve edhe dy te mitur. Burime zyrtare thane se i ndaluari eshte Jani Kojku, banues ne Rushbull. Sipas policise, rreth ores 18:30 te se enjtes, ne hyrje te qytetit te Bilishtit, agjentet kane ndaluar nje furgon tip "Ford". Gjate verifikimeve te kryera nga oficeret eshte bere e mundur te mesohet se tre pasagjeret kishin si synim kalimin e kufirit me Greqine. Policia ben te ditur se tre personat, midis te cileve dy te mitur, te marre ne pyetje, kane sqaruar se kufirin do e kalonin te ndihmuar nga Kojku, dhe vetem pasi te kalonin ne Greqi, do i jepnin atij 800 euro secili. Vetem nje dite me pare policia ka arrestuar dy persona te tjere, pasi kundrejt vleres prej 1 mije euro do te kalonin ne anen tjeter te kufirit dhjete persona nga qyteti i Matit.

D. Z.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›