E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani: Kritikat e Ban ki-Moon ishin të njëanshme

Teheran - Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban ki-Moon, akuzohet nga Ministria e Jashtme iraniane për qëndrimin e padrejtë ndaj propozimeve të presidentit Mahmud Ahmadinexhad.

"Kritikat e drejtuesit të OKB-së kundër Ahmadinexhadit nuk ishin neutrale. Ato kishin një karakter të njëanshëm dhe të padrejtë”, deklaroi zëdhënësi i diplomacisë iraniane, Hassan Ghashghavi.

"Më vjen keq për përdorimin e kësaj platforme nga presidenti iranian për të akuzuar, për të ndarë madje dhe për të provokuar", theksoi Ban Ki-Moon, pas një diskutimi në Gjenevë me presidentin iranian Ahmadinexhad gjatë konferencës së OKB-së mbi racizmin.

Presidenti iranian lëshoi akuza të rënda kundër Izraelit duke e cilësuar atë si një qeveri raciste.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›