Meta: Votat per statusin te jepen para zgjedhjeve
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, ftoi dje te gjithe aktoret politike te punojne per miratimin e tre ligjeve dhe shprehu kerkesen, qe statusi te merret para zgjedhjeve parlamentare te 23 qershorit te ketij viti. Ftesa e z.Meta erdhi pak dite pasi kreu socialist Edi Rama dhe deputeti Ben Blushi kane deklaruar publikisht se kjo parti do t’i jape votat per 3 ligjet integruese vetem pas zgjedhjeve, sic pohoi z.Blushi, fiton apo nuk fiton PS.
Ne nje bashkebisedim dje pasdite me gazetare, z.Meta evidentoi rendesine e madhe te marrjes se statusit para zgjedhjeve te 23 qershorit. “Vetevleresimi qe komisioneri beri qe statusi eshte i arritshem dhe se eshte detyre e politikaneve per te plotesuar te gjitha kushtet te cilat tashme dihen, eshte nje mesazh qe duhet vleresuar ne maksimum nga te gjitha forcat politike, sidomos ato parlamentare, me qellim marrjen e ketij statusi para zgjedhjeve ne Shqiperi”, - theksoi z.Meta. Cdo gje qe do te mbetet pas zgjedhjeve, - shtoi ai, -do te kerkoje kohen e saj, nderkohe qe nuk duhet te harrojme qe edhe ne Bashkimin Evropian, do te kemi zgjedhje pas nje viti. “Eshte e rendesishme qe te fitojme cdo sekonde dhe cdo minute ne kete drejtim dhe te tregojme pergjegjshmerine tone per te plotesuar nje aspirate te mbare qytetareve shqiptare, pa dallime partiake”, - theksoi z.Meta. Po ashtu z.Meta shprehu angazhimin e partise qe drejton, per t’i kontribuar nje procesi zgjedhor te standardeve evropiane. Ai tha se detyra e pare e te gjithe perfaqesuesve tane ne te gjitha instancat, do te jete zbatimi i ligjit dhe i kodit dhe perpjekja per te arritur vendime konsensuale, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe ne te gjitha nivelet e tjera te administrimit zgjedhor.
Ne vijim z.Meta iu pergjigj edhe pyetjeve te disa gazetareve, pergjigjet e te cilave i gjeni me poshte.
Ju keni zhvilluar nje takim me komisionerin Fyle, a keni marre ndonje garanci per statusin e vendit kandidat nga z. Fyle?
Nuk ka qene takim. Ka qene nje bisede telefonike me komisionerin, ku kam shprehur angazhimin e LSI-se, per cdo gje qe LSI ka mundesi te beje, per nje klime sa me konstruktive per te ecur drejt marrjes se statusit, sa me shpejt te jete e mundur.
A keni krijuar ju nje profil te koalicionit, qe do te keni per zgjedhjet e ardhshme?
Per ceshtjen e koalicionit te ardhshem, do te jete vetem Konventa Kombetare e LSI-se qe do te vendose. Kjo teme, natyrisht nuk do te diskutohet ne menyre te papritur, perkundrazi, por do te duhet te presim fillimin e prillit per te diskutuar kete ceshtje dhe natyrisht mesin e muajit prill, per te marre nje vendim perfundimtar perpara dates se regjistrimit te koalicioneve dhe partive, qe mos gaboj eshte 23 prilli. Ne besojme se nuk eshte me e rendesishme se cilat do te jene taktikat tona elektorale edhe ne funksion te kodit. Ne cdo rast, LSI do te kete programin e saj dhe ne cdo rast, Levizja Socialiste per Integrim, do te dale me flamurin e saj, me simbolet e saj. Dhe ne fund te fundit kodi eshte i tille, qe votohet per subjektin politik, pra nuk eshte se votohet per koalicionin e caktuar. Ndaj edhe ne kemi nisur pergatitjet ne funksion te fuqizimit te LSI-se, i cili eshte nje fakt qe besoj se e prekni cdo dite edhe permes aktiviteteve qe pasqyroni.
Si e gjykoni mundesine e krijimit te nje poli te trete?
Ne e vleresojme angazhimin e cdo force politike ne zgjedhje, angazhimin e cdo lloj alternative. Per ne, e thashe edhe me pare, qe nuk eshte shume e rendesishme taktika elektorale. E rendesishme eshte arritja e objektivave tona per zgjedhjet e 23 qershorit. Ndersa, persa i takon rolit te LSI-se, ai do te jete gjithmone konstruktiv. Pra, LSI nuk do te hyje dhe nuk do te behet pjese e asnje konflikti per konflikt dhe natyrisht do te jete aktive ne te gjitha debatet per programet, per qeverisjen aktuale dhe qeverisjen e ardhshme, ne menyre teper aktive. Por e theksoj, gjithmone do te sjelle energji pozitive. Shqiptaret jane te lodhur nga mesazhet destruktive, nga akuzat e pafundme dhe nga mosmarrja e pergjegjesive nga politikanet.
Duke u ndalur serish tek krijimi i nje poli te trete, a eshte i mundur ai dhe specifikisht me z. Dule, duke pasur parasysh edhe pozicionin e tij se fundmi?
Dua te jem shume i qarte me ju. Ceshtja e koalicioneve, eshte ceshtje e forumeve te LSI-se dhe eshte ceshtje e forumit me te larte. Une kam raporte dhe takime me perfaqesues te ndryshem te te gjitha forcave politike dhe perfaqesues te tjere te LSI-se. Kjo eshte me se normale. Por, vendimi do te merret ne kohen e duhur dhe vendimi do te shoqerohet edhe nga nje debat brenda strukturave te Levizjes Socialiste per Integrim.
Se fundmi eshte publikuar nje sondazh, ku LSI-ja nuk paraqitet ne nivelin e duhur. Si e komentoni kete sondazh? A mendoni se keto sondazhe do te ndikojne ne berjen e koalicioneve me pas?
Absolutisht qe jo, Levizja Socialiste per Integrim ka nje kontroll shume te qarte dhe rigoroz te situates ne terren per shkak te nje organizimi model te saj dhe ne kete drejtim, te gjithe jane te lire te shpallin dhe te sajojne sondazhe. Mua me vjen keq per ata qe i sponsorizojne sondazhe te tilla qesharake, sepse sondazhet qe kane pasur me perpara, para 2009 dhe para 8 majit te 2011, i kane pasur shume me te mira per veten e tyre. Me vjen keq qe i kane ulur.
Sa i perket objektivave te LSI-se per 23 qershorin, duke marre parasysh ketu rezultatet e 2009 dhe te 2011, sa deputete projektoni ju qe mund te marre LSI ne keto zgjedhje?
Eshte heret per te folur per numrin e deputeteve, por disa here me shume sa aktualisht, sepse LSI ne radhe te pare, ndryshe nga dy zgjedhjet e meparshme, ne 2005 dhe 2009, eshte pjese e gjithe administrimit te procesit zgjedhor. Keshtu qe, votat per LSI-ne jane vota te sigurta. Natyrisht perfaqesuesit tane ne radhe te pare kane per detyre te zbatojne ligjin dhe te kontribuojne per standarde evropiane per zgjedhjet e 23 qershorit. Ndersa, per sa i takon ceshtjes se numrave te mandateve, nuk mund te jap ndonje shifer paraprake, por dua t’ju siguroj qe ne, nje grup parlamentar do ta bejme vetem me deputetet, qe do te fitojme ne dy qarqet kryesore. Kete mund t’ua them me siguri. Per te tjerat, do te flasim ne muajt e ardhshem.