Rama zgjidhet zv/president i 36-te i IS
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama, eshte zgjedhur zevendespresident i Internacionales Socialiste. Ne takimin e zhvilluar ne Lisbone te Portugalise, kreu i PS-se ka marre mbeshtetjen maksimale te vendeve anetare per kete perfaqesim. Rama eshte zevendes presidenti i 36-te qe zgjidhet nga kjo organizate. Ai ben pjese ne byrone drejtues te internacionales se bashku me drejtues nga vende si Moldavia, Andorra, Haiti, Senegali, Andorra. Lajmi per zgjedhjen ne kete detyre, eshte bere nga vete kreu i PS-se Edi Rama, ne rrjetin social “Twitter”. “Me krenari per familjen tone politike, Partine Socialiste, ju njoftoj per zgjedhjen time Zv.President i Internacionales Socialiste. Kjo zgjedhje, eshte vleresimi me i larte per gjithcka kemi bere ne keto vite se bashku, ju faleminderit te gjitheve”, shprehet kreu i PS-se. Rama rendit dhe disa nga arsyet, qe sipas tij kane ndikuar ne zgjedhjen ne postin e Internacionales Socialiste. “Mbeshtetjen e gjere te kandidatures, e solli modernizimi i PS, rezistenca jone opozitare, programi yne i Rilindjes Shqiptare!”, shprehet kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama. Sipas statutit te Internacionales Socialiste, ky institucion mund te kete nga dy deri ne 36 zevendespresidente. Ne statut, thuhet se perzgjedhja e zevendespresidenteve, duhet te reflektoje ndarjen gjeografike te partive pjesemarresve ne Internacionale. Per te marre pjese ne zgjedhje, kandidati per zevendespresident duhet te paraqese kandidaturen, nje muaj para se mbajtjes se takimit te Internacionales Socialiste. President i Internacionales Socialiste eshte ish-kryeministri grek, Jorgos Papandreu, ndersa Sekretari i Pergjithshem eshte politikani kilian, Luis Ajala. Te gjithe drejtuesit e Internacionales socialiste, Presidenti, sekretari i pergjithshem dhe 34 zevendespresidentet, perbejne organin me te larte te ketij forumi, qe quhet presidium. Pjese e internacionales socialiste, jane 160 parti te majta nga 100 vende te botes. Ne kete numer bejne pjese dhe partite qe kane statusin e vezhguesve dhe qe nuk jane pjese e kesaj organizate me te drejta te plota. Ne faqen zyrtare te organizates, eshte publikuar dhe aktiviteti i partive, sipas statistikave, rezulton se vetem 50 parti nga 160 ne gjithe boten, jane ne pushtet.
Lista e zevendespresidenteve te Internacionales Socialiste
Colette Avital (Izrael)
Sükhbaatar Batbold (Mongolia)
Victor Benoit (Haiti)
Nouzha Chekrouni (Maroku)
Ahmed Ould Daddah (Mauritania)
Elio Di Rupo (Belgjika)
Ousmane Tanor Dieng (Senegali)
Marcelo Ebrard Casaubón (Meksika, PRD)
Mizuho Fukushima (Japonia)
Alfred Gusenbauer (Austria)
Eero Heinäluoma (Finlanda)
Pendukeni Iivula-Ithana (Namibia)
Carin Jämtin (Suedia)
Bernal Jiménez (Kosta Rika)
Chantal Kambiea (Kameruni)
Kemal Kilicdaro?lu (Turqia)
Marian Lupu (Moldavia)
Mario Nalpatian (Armenia)
Julião Mateus Paulo (Angola)
Attila Mesterhazy (Hungaria)
Beatriz Paredes (Meksika, PRI)
Helga Pedersen (Norvegjia)
Alfredo Pérez Rubalcaba (Spanja)
Victor Ponta (Rumania)
Edi Rama (Shqiperia)
Henry Ramos (Venezuela)
Ségolène Royal (Franca)
António José Seguro (Portugalia)
Portia Simpson Miller (Xhamajka)
Jalal Talabani (Iraku)
Sandra Torres (Guatemala)
Miguel Vargas (Republika Dominikane)
Carlos Vieira da Cunha (Brazili)
Asif Ali Zardari (Pakistani)
Jacob Zuma (Afrika e Jugut)
IS
Internacionalja Socialiste (IS) eshte organizata nderkombetare e partive te majta, qe kane ne baze te tyre programin social-demokrat. Organizata eshte themeluar ne vitin 1951 dhe qendra e saj ndodhet ne Londer. Partia Evropiane Socialiste, eshte organizate e asociuar ne kete internacionale. Prej vitit 1989, nje prej figurave kryesore te IS, eshte Sekretari i Pergjithshem, Luis Ajala.
Akademia
Akademia Politike e Partise Socialiste, funksion prej tre vitesh dhe ka ne qender te saj pergatitjen e nje brezi te ri politikanesh. Ky aktivitet zhvillohet nga Partia Socialiste dhe nga Fondacionit “Fridrich Ebert”. Akademia Politike e Partise Socialiste themeluar ne dhjetor te vitit 2010. Ne dokumentin e themelimit, thuhet se ajo “ka per qellim te zhvilloje dhe permiresoje me tej vizionin dhe cilesite e lidershipit, per ata te rinj te talentuar, qe deshirojne te ngjisin shkallet e karrieres se tyre, per te qene politikane dhe lidere te se ardhmes”.