Ligji, arme per zyrtaret e larte Rozeta Rapushi
Miratohet me debate vetem nga mazhoranca ne Komisionin e Ligjeve, projektligji “Per Armet”, qe synon te rregulloje kushtet per blerjen, mbajtjen, prodhimin, tregtimin, shitjen, transportimin e importimin e armeve dhe municioneve brenda territorit shqiptar. Si dhe u lejon te mbajne arme nder te tjere, ministrave, deputeteve, kryeprokurorit, anetareve te gjykatave apo krereve te njesive te qeverisjes vendore, etj. Ky nen, ishte edhe shkaku i qendrimit kunder te socialisteve, por edhe debateve te tyre ne komision.
“Ketu perdite po flitet per njerez qe qarkullojne me arme ne xhep. Ketu po flitet perdite per nepunes te shtetit me arme ne xhep qe kercenojne qytetaret dhe subjektet private, punonjes te Gardes se Republikes dhe punonjes te policise se shtetit. Cili eshte standardi qe doni te vendosim. Meqenese ne nuk duam qe te mbrojme qytetaret, te pakten te mbrojme kokat tona”, - reagoi nenkryetari i komisionit, Fatmir Xhafa, duke dale kunder projektligjit. Sipas socialistit, nuk ka logjike qe nje kategori e caktuar njerezish te kete arme ne xhep. “Deputete e ministra, na duhet te levizin me pisqolle. Disa pisqolle nga koka tani edhe me pisqolle ne xhep”, - kritikoi Xhafa. Socialisti theksoi se nje nisme e tille nuk rregullon aspak situaten ne vend, dhe madje kujton ngjarje te dhimbshme ne vend, si ajo e Gerdecit. Por sipas demokrateve, kritikat e Xhafes nuk qendrojne. “Nuk e di, mbase zoti Xhafa ka menduar qe t’u heqim armen policeve qe nxori kete argument, pasi e verteta eshte e kunderta. Jane policet qe po vriten me armet e krimineleve dhe jo me armet e zyrtareve. Jane zyrtaret qe po vriten nga kriminelet”, - u kunderpergjigj deputeti demokrat, Edi Paloka. Por, PS nuk u lekund nga qendrimi kunder projektligjit. Sipas Pandeli Majkos, me nje nisme te tille ligjore, do te pajisen me arme edhe persona te inkriminuar. “Cilido qe ka shoqeri tregtare dhe disponon 20 milione leke te reja, mund te marre arme a mos po pajisim dhe persona te inkriminuar?”, - reagoi ai. Pas ketyre debateve, projektligji u miratua ne komision vetem me votat e mazhorances.
Kategoria e personave qe mund te pajisen me arme, duhet te plotesojne edhe disa kushte te tjera. Si te jene mbi 22 vjec, te jene te afte nga ana fizike dhe mendore, te mos kene qene te denuar per vepra penale, te gezojne besueshmeri, si dhe te kene deshmine per kryerjen e kursit per aftesi teorike dhe praktike te armes.
Ristani: Ligji kufizon rrethin e personave me arme
Duke sqaruar para deputeteve, se pajisja me arme e disa kategorish te zyrtareve te larte te shtetit ka qene praktike edhe ne qeverisjen socialiste, zevendesministri i brendshem, Arben Ristani, tha se kjo eshte nje praktike e mire. Sipas tij, gama e armeve, per personat qe i mbajne ato, te jete me e kufizuar se ne vendet e Bashkimit Evropian. Sipas tij, drafti me 37 nene, ka qellim perafrimin me direktiven e BE-se, “Per kontrollin e blerjeve dhe posedimit te armeve”. Sipas Ristanit, nisma perfshin nje fushe te gjere veprimi, ndersa dispozitat e saj nuk zbatohen per armet e Forcave te Armatosura Shqiptare. Nje kapitull i vecante i ligjit lidhet me personat qe kane te drejte te pajisen me autorizim per mbajtje arme zjarri nga organi kompetent i Policise se Shtetit, ku perfshihen deputetet, anetaret e Keshillit te Ministrave, te Gjykates Kushtetuese, te Gjykates se Larte, Prokurori i Pergjithshem zv/ministra, prefekte, kryetare te qeverisjes vendore, gjyqtare, etj. “Kjo praktike e mire ka qene edhe ne qeverisjen socialiste”, - beri te qarte Ristani gjate mbledhjes se djeshme, per te bindur deputetet socialiste.
Kush ka te drejte te mbaje arme
Sipas projektligjit per “Armet”, te drejten per te mbajtur arme e kane deputetet, anetaret e Keshillit te Ministrave, te Gjykates Kushtetuese, Gjykates se Larte, Prokurori i Pergjithshem, zevendesministrat dhe prefektet. Po keshtu, kete te drejte sipas ligjit, e kane edhe kreret e njesive te qeverisjes vendore, gjyqtaret, prokuroret, punonjesit e Policise Gjyqesore, apo te shoqerive te ruajtjes dhe sigurise fizike. Kete te drejte e kane edhe drejtuesit apo ortaket e shoqerive tregtare, me kapital jo me pak se 20 milione leke.
Arme, edhe per autoritetet e huaja
Te drejten per t’u pajisur me autorizim per mbajtje arme, mbi bazen e marreveshjeve nderkombetare dhe parimit te reciprocitetit, e kane sipas projektligjit per “Armet” edhe diplomatet e huaj, nepunes te konsullatave, te misioneve ushtarake te huaja, si dhe personat te cilet kane per detyre mbrojtjen e mjeteve te transportit ajror. Po keshtu, te njejten te drejte e kane edhe misionet e ndryshme policore e ushtarake te akredituara ne vendin tone, per sigurimin e rezidencave.