Gjyqi i Aldo Bares, dëgjohet dëshmia e Virgjil Haxhiut
Dëshmi të cilët tregojnë ngjarje të ndryshme të gjitha kanë të dyshuar si autorë, grupin e drejtuar nga Alfred Shkurti ose i njohur ndryshe Aldo Bare, drejtues i bandës së Lushnjes. Para togave të zeza të krimeve të rënda dëshmitari Virgjil Haxhiu ka treguar kur anëtarët e bandës e kanë marrë nga shtëpia e kanë qëlluar me tytën e armës së bashku me anëtarët e familjes së tij si dhe deri kur e kanë dërguar në vendin që quhej si komisariati Nr.2 në Lushnje e që ndodhej afër komisariatit të policisë së këtij qyteti. Haxhiu ka pohuar se në këtë vend ka takuar Alfred Shkurtin i cili sipas tij i ka treguar se vëllai i tij çimi i kishte qëlluar me armë. Më pas Haxhiu tregon se kanë ardhur disa nga anëtarët e tjerë të grupit dhe i kanë liruar atë dhë familjen e tij dhe teksa janë kthyer në shtëpi kanë parë që ajo kishte marrë flak dhe ishte djegur. Mes tij dhe Aldo bares Janë zhvilluar replika ku pas largimin të Virgjil Haxhiut i cilësuar si drejtues i bandës së Lushnjes ka pohuar se nuk e ka takuar asnjë herë këtë dëshmitar. Më pas edhe Musa Hatija ka rrëfyer teksa është qëlluar me antitank nga persona që nuk i njihte teksa ka qenë duke kaluar pranë vendiy Shëne Premte ku së bashku me të në furgon ndodhej edhe Aldo Bare si dhe 7 fëmijë, mes tyre edhe dy nipërit e të pandehurit. Ai ka rrëfyer se është larguar menjëherë pasi është qëlluar dhe ka denoncuar në polici.