E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjyqi i Bollanos, grekët kërkojnë seancë dëgjimore në Parlamentin Evropian



Një eurodeputet grek i quajtur Jorgos Geporgios ka kërkuar një seancë të posaçme në Parlamentin Europian për të analizuar situatën sipas tij të rënduar të minoritetit grek në Shqipëri. Sipas eurodeputetit grek mediat shqiptare kanë raportuar(me tone nacionaliste) racizmin që po ushtrohet ndaj disa qytetarëve grekë në vend ndërsa pretendon se shteti shqiptar po diskriminon kryebashkiakun e Himarës Vasill Bollano i cili është hedhur në gjyq për ndryshimin e emrave dhe gjuhës së tabelave të ndryshme. Kreu i bashkisë së Himarës, Vasil Bollano u përball një muaj më parë me togat e zeza në gjykatën e Vlorës, nën akuzën e konsumimit të veprës penale "shpërdorim detyre", të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Vasil Bollano nuk ishte i pranishëm në seancën e parë gjyqësore por u përfaqësua nga avokati mbrojtës. Pas hetimeve disamujore, gjykata e Vlorës e merr Bollanon si të pandehur, duke e akuzuar si përgjegjës për heqjen e tabelave orientuese (sinjalistikë), nëpër rrugët e bregdetit nga fshati Qeparo deri në Qafë-Llogara. Ndërsa si shkak i ndjekjes penale ka shërbyer ankesa e disa banorëve për këtë veprim. Bollano është marrë në pyetje në lidhje me këto shkelje, të cilat i kanë sjellë shtetit një dëm rreth 2.1 milionë lekësh, ndërsa pretendimi i tij, sipas burimeve, është që tabelat janë vendosur pa lejen e institucionit që ai drejton. Heqja e tabelave ka filluar dhe mbaruar brenda pak ditësh në muajin dhjetor 2007, duke krijuar edhe kaos tek qytetarët e turistët e shumtë që vizitojnë këtë zonë bregdetare. Ndërsa hetimet e policisë, sigurimi i dëshmive dhe provave materiale, çuan në kompletimin e dosjes dhe formulimin e akuzës ndaj kryebashkiakut Bollano.

22 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›