E Diel, 1 Nëntor 2026

Çelsi, 100 milionë euro për Kakanë



Duke iu referuar "Globoesporte", Çelsi po përgatitet të thyejë një rekord duke ofruar 100 milionë euro për të marrë shërbimet e brazilianit ndërkombëtar të Milanit, Rikardo Kaka. Raportohet se bisedimet midis klubeve kanë avancuar dhe se njëkohësisht një përfaqësues i lojtarit ka fluturuar për në Londër më herët këtë jave për të dëgjuar ofertën. Mbas kësaj, raportohet gjithashtu se një emisar i Çelsit ka udhëtuar për në Milano për të takuar zëvendëspresidentin kuqezi Adriano Galiani dhe për t'ia bërë atij, interesimin zyrtar. Kaka ka një kontrate me Milanin të vlefshme deri në vitin 2012 dhe nëse do të shkonte në "Stamford Bridge" do t'i bashkohej atje patriotit të tij Skolari, i cili është caktuar si trajner i Çelsit gjatë kësaj vere. Mesfushori krijues pritet të vijë në Milano, por ai nuk do të përfshihet në negociata, të paktën jo direkt sipas raportimeve. Nëse “Lojtari i Vitit” bie dakord t'i bashkohet Çelsit, ai do të bëhej blerja e dytë e Skolarit pas marrjes se shërbimeve të brazilianit të natyralizuar si portugez, Deko. Mirepo dyshimet rreth ketyre tratativave mbeten ne se do te perfshihet apo jo në marrëeshje i shumëkërkuari nga Milani, Didier Drogba.

Valon Behrami transferohet te Uest Ham

Futbollisti me origjinë nga Kosova Valon Behrami është lojtari i ri i ekipit anglez të Uest Hemit. Të dyja palët duket se kanë arritur marrëveshjen, dhe të hënën lojtari pritet të jetë në Londër për të bërë prezantimin dhe për të kryer vizitat mjekësore
Kështu, mbrojtësi ka zgjedhur Anglinë mes disa ofertave nga Italia, dhe Gjermania dhe do të transferohet në ekipin londinez. Zvicerani i natyralizuar ka nënshkruar një kontratë prej pesë vjetësh, ko do të përfitojë 1.8 milionë euro në sezon. Nga ana tjetër klubi i Uest Hemit do të derdhë në arkat e Lacios 6 milionë euro. Edhe pse fillimisht presidenti bardhekaltër nuk ka qenë dakord me këtë lëvizje, në fund duket se gjithçka është zgjidhur. Behrami do të bëhet e klubit londinez. Ai do të bashkohet me ekipin në javën e ardhme, pasi Uest Hemi ndodhet ën Amerikë për një turne.

Dinamo me “tredhembësh” kundër Modricës

Dinamo do të niset sot drejt Bosnjës me synimin e qartë për të bërë një autokritikë pas humbjes poshtëruese në Tiranë ndaj Modricës modeste, çka solli edhe shkarkimin e trajnerit argjentinas, Marselo Havier Zuleta. Dinamo në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampioneve kundër Modricës (22 korrik) do të drejtohet nga zëvendëstrajneri Artan Mërgjyshi e jo nga kroati Zlatko Daliç. 17-herë kampionët, të cilët humbën në ndeshjen e parë 0-2 në “Qemal Stafa” do të luajnë me tre sulmues. Ja dhe formacioni i mundshëm: Kotorri; Graniç, Diop, Pisha; Sina, Allmuça, Çapja, Ferraj e në sulm :Çaushaj, Xhafaj e Poçi. Sulmuesi argjentinas Kampozano është i dëmtuar, ndërsa Tapia do të qëndrojë në bankinë. Trajneri Mërgjyshi pohoi se Dinamo synon shënimin e golave dhe fitoren në Modricë.

21 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›