Gjyqi i Gërdecit, vazhdon me paraqitjen e dëshmive
Transportimi i municioneve për demontim që janë dërguar në Gërdec kapnin shifrën e 75 milionë lekëve të rinj. Kjo është fatura që ka nxjerrë komanda mbështetëse dhe që ka kërkuar nga ministria dhe nga MEICO që këto para të mos kalonin në buxhetin e shtetit , por t'u jepej karburant pasi kjo komandë nuk kishte, duke nxjerrë edhe një herë në pah që i gjithë transporti i municioneve për llogari të MEICO-së është bërë falas. Kjo ka qenë dëshmia në sencën gjyqësore të tragjedisë së Gërdecit e cila zhvillohet në Gjykatën e Tiranës e Albert Borës, ish shefit të shtabit në Komamandës Mbështetëse. Gjatë dëshmisë së tij ai ka pohuar se ka zbatuar urdhrat e ish ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu në lidhje me transportimin e municioneve drejt Gërdecit dhe se në lidhje me faturën e 75 milionë lekëve të rinj nga ministria nuk u është kthyer asnjë përgjigje. Ndërkohë pas dëshmisë së Borës kanë qenë edhe dëshmitë e ish ushtarakëve të tjerë që kanë treguar në lidhje me urdhrat që kanë zbatuar. Ndërkohë në këtë gjyq janë të akuzuar 29 persona mes tyre edhe katër të arrestuar.