TIA:Kanë nisur fluturimet për 8 destinacione

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka rinisur disa fluturime. Në një deklaratë për shtyp Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njofton sot se deri në orën 14.30 kanë operuar 8 fluturime drejt destinacioneve të Barit, Romës, Athinës, Stambollit dhe Vjenës. Ndërkohë që thekson se të gjitha fluturimet e tjera mbeten të anulluar deri në një njoftim të dytë.
Gjithashtu pasagjerët këshillohen të kontaktojnë linjat ajrore përkatëse për informacion të mëtejshëm në lidhje me udhëtimin e tyre.
"Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës do t'i mbajë pasagjerët e informuar për zhvillime të tjera " thuhet në deklaratën e TIA-s.