E Diel, 1 Nëntor 2026

Kroacia rinis bisedimet per anetaresimin ne BE

ZAGREB- Kroacia rifillon sot në Bruksel bisedimet për anëtarësimin në Bashkimin Evropian por mediat kroate shkruajnë se nuk pritet të shënojë përparime.
Në takimin e sotëm në Bruksel, Kroacia pritet të mbyllë vetëm kapitullin për lëvizjen e lirë të mallrave dhe nuk do të hapë asnjë kapitull të ri, ndersa mbeten të pahapura tre nga 33 kapitujt negocues, si ai për jurisprudencën, konkurencën dhe politikën e jashtme dhe sigurinë.

"Jutarnji list" në artikullin me titull "Një vit vonesë në BE do të na kushtojë një miliard euro" shkruan sot se negociatat do të vazhdojnë edhe në vitin 2011 dhe do të përfundojnë në të njëjtin vit, por pranimin në BE Zagrebi mund ta presë deri në vitin 2013.

''Nëse anëtarësohet në vitin 2013, vendi do të mundej të fitonte pothuaj një miliard euro, por nëse nuk pranohet, ky miliard do të humbej''.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›