Meta pret Pirinskin: Vendet e rajonit bashkëpunim politik
TIRANE- Kreu i LSI, Ilir Meta njëherazi zv. kryeministër dhe ministër i Jashtëm priti anëtarin e kryesisë së Partisë Socialiste Bullgare dhe Zv.Kryetar i Parlamentit Bullgar z.Georgi Pirinski. Meta dhe Pirinski shkëmbyen mendime për situatën politike në të dy vendet dhe në rajon. Meta u shpreh se Shqipëria po përparon drejt BE-së pavarësisht nga kursi politik që ka zgjedhur lidershipi i PS. Më tej, Meta dhe Pirinski diskutuan për zhvillimet në rajon dhe nevojën për vazhdimin e përpjekjeve për bashkëpunim intensiv midis gjithë vendeve të tij.
Rëndësi e veçantë ju kushtua projekteve infrastrukturore që lidhin dy vendet, siç është korridori 8, për të cilin do të zhvillohet edhe një takim i ministrave të Transporteve të rajonit në Tiranë në datat 29-30 prill. Meta dhe Pirinski ranë dakort për forcimin e marrëdhënieve midis LSI dhe Partisë Socialiste Bullgare në planin dypalësh dhe në kuadër të Partisë Socialiste Evropiane.
(m.a/News24/BalkanWeb)