Gjykatat, Presidenti Topi nis konsultimet me ekspertët ligjorë
TIRANE- Presidenti i Republikës Bamir Topi nis takimet konsultative për përzgjedhjen e kandidatëve të vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë. Në këtë kuadër një grup ekspertësh ligjorë janë thirrur sot paradite në ambientet e Presdiencës për të paraqitur sugjerimet e tyre për standardet dhe kriteret, veç atyre ligjore, që mund të merren parasysh gjatë përzgjedhjes së kandidaturave për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.
Mbi bazën e këtyre konsultimeve Presidenti i Republikës do të ushtrojë të drejtën e tij kushtetuese për emërimin e anëtarëve në këto Gjykata.
“Në funksion të përzgjedhjes së kandidatëve më të mirë për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, nëpërmjet një procesi sa më transparent, profesional e në respekt të një tradite të mirë, Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, ka thirrur një grup ekspertësh ligjorë për një takim konsultativ gjatë procesit të përzgjedhjes së kandidatëve për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.”- informon zyra e shtypit pranë presidencës.
Duke vënë në dukje se është një proces tejet i rëndësishëm jo vetëm për shkak të numrit të konsiderueshëm të vendeve vakante, por edhe për funksionin specifik që kanë këto dy Gjykata në strukturën institucionale të vendit, Presidenti Topi ka inkurajuar grupin e punës drejt standardeve të njohura e të pranuara për gjyqtarë me integritet të lartë moral e profesional.
Presidenti Topi bëri apel gjithashtu edhe partive politike të përmirësojnë klimën politike për të mos penguar procesin e emërimeve të gjyqtarëve.
Në Gjykatën e Kushtetuese janë 6 vende vakante ndërsa në Gjykatën e Lartë janë 4 vende vakante. Emrat e përzgjedhur nga presidenti Topi do të kalojnë më pas për miratim në Parlament.
“Për shkak të kësaj rëndësie, kam qenë i hapur,” - vërejti Presidenti i Republikës, - “dhe u kam bërë thirrje konstante partive parlamentare që t’i kushtojnë gjithë vëmendjen e duhur përmirësimit të klimës politike, me qëllim krijimin e një shtrati bashkëpunimi për këto emërime. Politika duhet të ruajë strukturën e shtetit. Ajo duhet të jetë e harmonizuar për gjëra madhore!”
Më tej Kryetari i Shtetit theksoi se “ky proces konsultimi, në vijim të asaj tradite të mirë të krijuar tashmë, nuk është një proces mekanik, por një domosdoshmëri për evidentimin dhe vlerësimin e atyre elementëve që përbëjnë integritetin e duhur moral dhe kapacitetin më të mirë profesional në ushtrimin e funksionit të nderuar të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë.”
Grupi i ekspertëve, i përbërë nga këshilltarët juridikë të Presidentit si dhe nga: Marjana Semini, drejtore e shkollës së Magjistraturës; Artur Kalaja, Kryetar i Unionit të Gjyqtarëve; Manjola Bejleri, Kryetare e Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve; Prof. Dr. Skënder Kaçupi, Dekan i Fakultetit të Drejtësisë; Prof. Dr. Aleks Luarasi; Maksim Haxhia, kryetar i Dhomës Kombëtare të Avokatisë.
OSBE pak ditë më parë bëri apel që procesi i emërimit të gjyqtarëve të bëhet transparent dhe të reskeptohen kriteret ligjore.
(s.g/BalkanWeb)