E Diel, 1 Nëntor 2026

Kërcënon me hedhje nga ballkoni: Dua pronat

LUSHNJE- Vetem pak dite pas protestes kercenuese me vetehedhje nga pallati te 7 grave ne Tirane, per shkak te konfliktit te prones, nje grua ne Lushnje zgjedh te njejten rruge, per te njejtin problem.

Gruaja, identifikuar si Mjaftoni tabaku, 45 vjec ka kërcënuar se do të hidhet nga pallati. Ajo ka hipur në ballkonin e banesës së saj, ne qende te qytetit dhe kërcënon me vetehedhje nese nuk i jepet zgjidhje.

Kërkoj zgjidhje për çështjen e pronave që m’i morën padrejtësisht. Akti im është në shenjë proteste ndaj drejtësisë – ka thene ajo, ne fjalen e saj nga pallati drejtuar forcave te policise qe shkuan ne vendin e ngjarjes.

Uniformat blu kane negociuar me te per ta bindur te zbrese poshte.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›