E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjyqi i Remzi Hoxhës, mbërrijnë nga Holanda dhe Italia dy letërporosi

Dy letërporosi kanë mbërritur nga Hollanda dhe Italia në ndihmë të gjyqit që zhvillohet në gjykatën e krimeve të rënda në Tiranë për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Në letërporosinë e dërguar nga Holanda e cila është përkthyer në seancën gjyqësore thuhet se nuk është gjetur adresa se ku banon dëshmitari kyç i kësaj çështje Avdyl Loshaj, duke kthyer kështu një përgjigje negative. Më pas prokuroi i çështjes i ka kërkuar një javë kohë gjykatës që të jap adresën e saktë të këtij dëshmitari dhe pohoi se ai ndodhet në Holandë, pasi në dëshminë që ka dhënë në 2008 ka pohuar se nuk mund të jap një adresë të saktë të shtëpisë së tij sepse jeta e tij është e rrezikuar. Ndërkohë që për letërporosinë nga Italia, të mbrritur para disa ditësh në gjykatën për krimet e rënda thuhet se janë gjetur adresat e shtëpisë së tre dshmitarëve Gjok dhe Flora Hasanaj si dhe të Marin Mirajt dhe se pyetja e tyre do të realizohet në datën 25 qershor 2010. Por më pas në seancën gjyqësore avokatët e 4 të pandehurve kanë pohuar se këtë proces po e mban peng prokuroria dhe se ajo ka pasur të gjithë kohën e duhur për të gjetur provat e duhura. Pas kësaj gjykata ka vendosur që senaca tjetër të jetë në datën 25 mars. Në këtë gjyq janë të pandehur 4 ish-shikas, Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro, Avni Koldashi si dhe |Budion Meçe. Ata akuzohen për rrëmbimin dhe zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›