Shkodër, rikonstruktohet “Ura e Mesit”, një vlerë kulturore e historike
SHKODER- Përfundon rikonstruksioni i Urës së Mesit në komunen e Postribës, një ndër vlerat kulturore e historike në Qarkun e Shkodrës. Tashmë përvec bukurisë dhe lashtësisë që paraqet, ky monument mund të shfrytëzohet për xhiron e pasditeve në pjesën e krijuar enkas për këmbësorët, por edhe për të kaluar disa orë në parqet me stola që janë improvizuar në të dyja krahët e urës.
“Ura e Mesit” ndodhet 8 kilometra larg qytetit të Shkodrës dhe është simbol i një qytetërimi të lashë dhe një monument kulture me vlera të rralla. E ndërtuar në vitin 1768 nga Mehmet Pashë Bushati kjo urë që ndodhet mbi lumin Kir shërbente për të lidhur Shkodrën me fshatin Drishtë.
Me gjatësi 108 metra , gjerësi 3.40 metra dhe me 13 harqe jo simetrike , për ndërtimin e saj janë përdorur gurë të latuar ndërsa traseja është bërë me pllaka guri. Duke qenë një monument me vlera të mëdha arkitektonike kjo urë është një objekt që tërheq vizitorë të shumtë.
(e.n/News24/BalkanWeb)