E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi dekreton emërimin e dy gjyqtarëve të Apelit

Presidenti i Republikës Bamir Topi dekretoi sot emërimin e dy gjyqtarëve të propozuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Dekreti i Presidentit vjen vetëm pak ditë pasi Këshilli i Lartë i Drejtësisë në mbledhjen e radhës miratoi me votat e anëtarëve kandidaturat për Gjykatën e Apelit.

Kështu Topi ka dekretuar emërimin e zotit Astrit Haxhialushi i cili më parë ka qenë gjyqtar në gjykatën e Kavajës dhe gjyqtarin Genti Shala.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›