Moskompesimi i pronave mban nën qiell të hapur banorët e Thumanës
FUSHE- KRUJE- U bë më shumë se një muaj që banorët e Thumanës në Krujë po jetojnë në kushte skandaloze. Janë të paktën 150 banorë që përpara më shumë se një muaji mbetën të pastrehë për shkak se banesat e tyre u shembën për zgjerimin e superstradës Fushë Krujë- Milot. Që nga ajo ditë banorët jetojnë në kasollet e bagëtive dhe në cadra të improvizuara. Ata thonë se nuk kanë asnjë kusht për të bërë një jetë normale, madje mungon tërësisht uji i pijshëm dhe për ta siguruar atë dhe të udhëtojnë shumë larg.
Ndërkohë fëmijët në pjesën më të madhe të kohës nuk shkojnë në shkollë nga mungesa e kushteve për të studiuar.
Rreth një muaj më parë banesat e tyre u shembën pas fillimit të punimeve për zgjerimin e autostradës Fushë Krujë- Milot, ndërsa banorët u lajmëruan vetëm një orë përpara se të niste puna për shembjen e shtëpive. Ndërkohë situata po përkeqësohet cdo ditë e më shumë, e megjithatë askush nuk ka shkuar të shohë mënyrën se si jetojnë banorët e Thumanës.
(e.n/News24/BalkanWeb)