E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjyqi i pronesise, plagos te moshuarin ne stacion

Fushe-Kruje- Nuk i pelqente zgjidhja e konfliktit te pronesise me ane te gjykates, sulmon dhunshem kundershtarin te stacioni i furgoneve ne Fushe-Kruje. Nje 31 vjecar me inicialet Xh. S., nga fshati Cudhi, eshte ndaluar nga policia pas denoncimit. I dyshuari ka qene i denuar me pare per vepren penale te "tentatives se vrasjes".

Procedimi penal filloi pas kallezimit te te demtuarit me inicialet B. K., 61-vjec, banues ne kete zone. Ngjarja ka ndodhur mengjesin e se premtes ne stacionin e furgoneve ne Fushe-Kruje, ku i moshuari pas nje debati me kundershtarin e tij eshte goditur me grushte dhe shkelma egersisht, ndersa mbeti i plagosur. Pas mjekimit i demtuari eshte kthyer ne banese, kurse policia mori nen akuze 31 vjecarin. Sipas hetimit te kryer rezulton se palet jane ne nje konflikt te vjeter gjyqesor per shkaqe pronesie dhe perplasja me e fundit ka degjeneruar ne nje perleshje fizike, ku i demtuar mbeti i moshuari.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›