Vidhte biznese e shtepi, pranga per here te katert
Durres- Ishte kthyer ne tmerrin e bizneseve ne zonen e Durresit, kapet per here te katert ne flagrance nje 36 vjecar nga Shijaku. Adriatik Sina akuzohet kete here per te pakten 5 vjedhje te kryera ne lagje te ndryshme, kurse tre denimet e para i ka marre po per te njejten akuze. Sipas burimeve zyrtare te policise vendore, Sina akuzohet per vjedhjen e baneses ne lagjen nr. 14 me 9 shkurt, ku ka marre televizore dhe telefona, vjedhjen e nje banese ne Shenavlash me 10 shkurt, ku ka marre nje kamera dixhitale. Kurse dy dite me pas ka tentuar te vjedhe ne Sukth dyqanin ne pronesi te R. K., dhe ne daten 3 shkurt dyshohet se ne lagjen nr. 13 ka vjedhur pasqyrat e nje makine te parkuar tip "Benz", me targa te huaja. Per te gjitha keto krime dosja i kaloi prokurorise per akuzen e "vjedhjes".