E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr ne plazh, rrihet italiani i moshuar

Durres- Rreh italianin pas nje grindje banale ne zonen e Plazhit, nen akuze 42-vjecari. Burime zyrtare bene me dije se nisen procedimin penal ne gjendje te lire ne ngarkim te E. Sh, banues ne Shijak. Sherri ka ndodhur dy dite me pare ne lagjen nr. 13, ne afersi te "Shkembit te Kavajes", ku pas nje debati me L. B., 65 vjec, e ka goditur kete te fundit me grushte. Sipas hetimit te kryer rezulton se i demtuari ishte i martuar me nje grua shqiptare, 55 vjecare, e cila ishte prezente ne vendngjarje. Pas marrjes ne pyetje te dy paleve eshte vendosur qe 42 vjecari nga Shijaku te hetohet per akuzen e "plagosjes se lehte me dashje", kurse hetimet do i ndjeke Prokuroria e Durresit. Motivet e zenkes sipas policise kane qene banale, pasi dy palet jane perfshire ne nje debat me fyerje ne zonen edhe ku banonin prej vitesh. Te dy palet kane akuzuar njeri-tjetrin si fajtore, por do te jete i dyshuari nga Shijaku qe do te hetohet nga prokuroria.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›