E Diel, 1 Nëntor 2026

“Tojota" shënon humbje në miliona euro

TOKIO-Prodhuesi japonez i automjeteve “Tojota” vlerësoi se për shkak të tërheqjes së makinave nga tregjet botërore si pasojë e një problemi teknik, humbjet e kompanisë do të shkojnë prej 1.3 deri 1.4 miliardë euro. “Tojota” i tërhoqi tetë milionë automjete në mbarë botën, nga të cilat 1.8 milionë në Evropë, për shkak të defektit të mundshëm në pedalen e gazit, i cili mund të shkaktojë rritje të pakontrolluar të shpejtësisë. Të dhënat më të reja flasin se shitja e automjeteve “Tojota” në SHBA ka rënë rreth 16 % në janar. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›