Gjyqi motra e Lul Berishes pyetet per pasurimin e shpejte te familjes

Banda e Durresit Luljeta Berisha deshmon per permendjen e saj ne episodin e vrasjes se Marsel Sotirit
Banda e Durresit kalon ne nje faze te re te procesit ate te deshmitareve te mbrojtjes. Listen e deshmitareve te mbrojtjes e ka nisur dje Luljeta Berisha motra e njerit prej krereve te Bandes se Durresit Lulezim Berishes. Duke qene se emri i saj permendet ne nje nga episodet kriminale per te cilat akuzohet banda perkatesisht ne vrasjen e Marsel Sotirit ajo ka ardhur ne sallen e gjyqit te jape versionin e saj per kete ngjarje.
Mirepo nga prokurori i ceshtjes eshte pyetur jo me teper per gjetjen e shtepise ku do strehoheshin familja e Valbona Jahos por per menyren sesi u pasuruan si familje. Nje nga pyetjet e prokurorit ka qene lidhur me blerjen e fabrikes se fermentimit e cila ka nje vlere mbi 1 miliarde leke. Deri ne vitin 1998 ju rezultonit pronare te nje banese nje dhome e nje kuzhine ndersa dy vite me pas konkretisht ne vitin 2000 ju blete nje fabrike fermentimi qe kushton 1 miliard e 100 milione leke. Ku i gjetet parate dhe si mundet te pasuroheshit kaq shpejt - e ka pyetur deshmitaren Berisha prokurori Anton Martini. Por deshmitarja ka preferuar ta anashkaloje pergjigjen e kesaj pyetjeje duke deklaruar se ka deshmuar njehere per kete pasuri kur u be sekuestrimi dhe konfiskimi i pronave te vellait te saj. Per sqarimin e kesaj pyetjeje deshmitarja nuk preferoi te jepte me shpjegime ndersa vete prokurori ka dhene detaje mbi kete pasuri dhe ate deshmi qe pretendonte se kishte dhene Luljeta Berisha. Me tej Luljeta Berisha ka folur lidhur me momentet ku permendet emri i saj nga i penduari Adriatik Coli perkatesisht per episodin kriminal te vrasjes se Marsel Sotirit. Ajo i ka deklaruar ato te paverteta duke shtuar se ne nuk kemi pasur konflikte jemi paqesore. Pas pretendimeve te motres se te cilesuarit si kreu i Bandes se Durresit lidhur me kete episod kriminal prokurori i ceshtjes Anton Martini e ka pyetur ate per cfare arsye ndaj te vellait te saj ishin bere dy here atentate pyetje e cila nuk ka marre nje pergjigje. Deklarimet e dhena nga ana e deshmitares Luljeta Berisha motra e Lulzim Berishes jane hedhur poshte nga i penduari Adriatik Coli i cili ka shpjeguar gjykaten edhe per dy atentatet e vellait te saj. Gjate seances se djeshme gjyqesore trupi gjykues i kryesuar nga Gurali Brahimllari ka thirrur per te dhene shpjegime edhe xhaxhain e Berishes. Shaban Berisha gjate pergjigjeve te dhena para gjykates ka shpjeguar se nuk mbante mend asgje ndersa vuante edhe nga nje semundje. Procesi ne ngarkim te 16 te pandehurve ka vijuar me pas me sqarimet qe jane bere nga ana e eksperteve balistike te cilet kane shpjeguar 2 akte qe jane kryer mbi dy ekspertiza ne vendngjarje. Pikerisht behej fjale per vrasjen e viktimes Viron Curri si dhe Arjan Pajes si dhe mbledhja e gezhojave ne vendngjarje ku tregohej se viktimat ishin qelluar nga e njejta arme. Per shkak te shpimit te nje qese ekspertet kishin futur edhe dy gezhoja qe nuk kishin dale nga e njejta arme. Pikerisht ky fakt eshte shpjeguar perpara Gjykates se Krimeve te Renda. Seanca e radhes eshte shtyre per te vijuar serish me pyetjen e deshmitareve te mbrojtjes. Nje nga deshmitaret qe pritet qe te jape shpjegime eshte edhe Leonard Koka por qe ende nuk ka nje konfirmim nese do jete ne seancen e radhes apo jo.