E Diel, 1 Nëntor 2026

Vret gruan me automatik pendohet e tenton vetevrasjen

Femijet deshmitare te aktit makaber lajmeruan policine. Vrasja pas nje sherri per shkak se burri ishte kthyer i dehur ne shtepi

Nje 54-vjecar nga Durresi nen efektin e alkoolit ka qelluar mbi te shoqen duke i marre jeten e me pas ka tentuar qe te kryeje vetevrasje. E gjithe skena ka ndodhur ne prani te femijeve te cilet ndodheshin ne dhomen ngjitur dhe kane qene te paret qe kane zbuluar krimin. Ngjarja e rende ka ndodhur ne familjen e Agron Hoxhes rreth ores 0200 te se enjtes ne banesen e ciftit qe ndodhet ne lagjen numer 8 te Durresit. Nga te shtenat me arme ka mbetur e vdekur 44-vjecarja Bukurie Hoxha ndersa eshte plagosur rende kryefamiljari Agron Hoxha 54 vjec.

Ngjarja

Kur ka ndodhur kjo ngjarje tre femijet e ketij cifti kane qene duke fjetur ne dhomen e gjumit. Pasi jane zgjuar nga gjumi nga dy krismat qe kane degjuar brenda shtepise se tyre ata jane ngritur dhe kane shkuar ne drejtim dhomes se ndenjes ku kane pare te dy prinderit te shtrire ne toke. Te tmerruar nga ajo cfare kane pare femijet e familjes Hoxha kane njoftuar policine e cila eshte gjendur menjehere ne vendin e ngjarjes. Mbas mberritjes ne vendngjarje oficeret e policise kane kryer veprimet hetimore dhe behet e ditur se po punohet per te zbardhur detajet e kesaj ngjarjeje te rende. Trupi i pajete i se ndjeres eshte derguar ne morgun e qytetit ndersa autori i ketij krimi eshte nisur per ne spitalin e Durresit per te marre ndihmen e pare. Gjithashtu ne vendin e krimit eshte sekuestruar ne cilesine e proves materiale arma e krimit nje automatik model 56. Burime zyrtare nga policia e Durresit bejne te ditur se nga deshmite e para ka rezultuar se krimin e ka kryer Agron Hoxha ne dhomen e ndenjes pas grindjeve banale te momentit qe ka pasur me te shoqen. Gjithsesi prokuroret po punojne intensivisht per te sqaruar nga deshmitaret e vetem te krimit femijet e tyre rrethanat e ngjarjes se tmerrshme. Nderkohe qe Agron Hoxha eshte shpallur i arrestuar ne spitalin e Durresit ku ndodhet ne gjendje te rende por jashte rrezikut per jeten.

Hetimi

Pasi eshte kthyer i dehur ne shtepi 54-vjecari Hoxha ka filluar qe te debatoje me bashkeshorten e tij. Debati duket se ka degjeneruar deri ne ate pike sa burri nen ndikimin e alkoolit ka marre armen e zjarrit te llojit automatik model 56 dhe ia ka drejtuar bashkeshortes. Me pas ai ka terhequr kembezen duke qelluar mbi te shoqen Bukurien duke e lene te vdekur ne vend. I penduar per ate cka kishte bere 54-vjecari ka tentuar nje vetevrasje duke ia drejtuar vetes armen te cilen e kishte vendosur ne drejtim te zemres. Por plumbi nuk ka kapur organin jetik por ka dale jashte duke kapur vetem shpatullen e majte. Burime zyrtare nga policia e Durresit bejne me dije se lidhur me kete krim u formua nje grupi hetimor i vecante i cili ka kryer te gjitha veprimet e para nga te cilat kane rezultuar te dhenat e mesiperme. Ata te cilet i kane gjetur te dy bashkeshortet te shtrire kane qene tre femijet e kesaj familjeje te cilet te shokuar nga pamja kane kerkuar menjehere ndihmen e policise. Trupi i pajete i nenes 44-vjecare mesohet se eshte derguar ne morgun e spitalit te Durresit ndersa autori i ketij krimi Agron Hoxha eshte spitalin e reanimacionit te Durresit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›