E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djali i Arta Dades arrestohet ndersa tentoi arratisjen

Policia njofton se ne kete konflikt jane perfshire Besnik Dabulla djali i Arta Dades Edrin Lufi nipi i Adil arcanit ndersa Shkelzen Hoxha nipi i Enver Hoxhes pyetet si deshmitar

Djali i deputetes Socialiste Arta Dade eshte arrestuar nga policia ndersa ka tentuar te arratisej pas ngjarjes ku ai dyshohet se ka plagosur rende Edrin Lufin nipin e Adil Carcanit. Kane qene oret e vona te se merkures kur sipas policise tre persona qe ndodheshin ne lokalin qe eshte ne pronesi te djalit te Arta Dades Besnik Dabulla ne zonen e ish-Bllokut kane shperthyer ne dhune ndaj njeri-tjetrit ku ka mbetur i plagosur nga nje arme zjarri njeri prej tyre. Epsilondrin Lufi nipi i ish-anetarit te Byrose Politike dhe kryeministrit te kohes te diktatures se Hoxhes Adil Carcani ka mbetur i plagosur rende dhe ndodhet ne spital ne gjendje kritike. Lufi ishte duke darkuar bashke me personin qe e ka qelluar dhe ne lokal policia thote se ndodhej edheShkelzen Hoxha nipii Enver Hoxhes por nuk behet e qarte nese ai ka qene i pranishem ne momentin e sherrit. Nderkohe Besnik Dabulla djali i deputetes te Partise Socialiste Arta Dade eshte vene ne pranga nga policia per akuzen e plagosjes dhe armembajtjes pa leje ndersa ai ka tentuar te largohej nga vendi i ngjarjes.

Policia e Tiranes beri te ditur dje se zanafilla e ngjarjes ka qene nje sherr qe ka nisur mbremjen e se merkures ne lokalin qe eshte ne pronesi te djalit te deputetes se PS-se. Forcat e policise qe shkuan menjehere ne vendin e ngjarjes sekuestruan me cilesine e proves materiale nje arme zjarri tip pistolete qe mendohet se i perket autorit te dyshuar te ngjarjes. Nderkohe qe u mor masa e arrestit ne flagrance ndaj shtetasit Besnik Dabulla me akuzat e Plagosjes se rende dhe Armembajtjes pa leje. Mesohet se aktualisht 34-vjecari Lufi eshte ne spital ne gjendje kritike per jeten.

Pas ore 2300 te se merkures ne lokalin e Besnik Dabulles qe ndodhet ne rrugen Perlat Rexhepi ne Tirane ne zonen e ish-Bllokut ka ndodhur nje konflikt ku jane perfshire tre persona - ka njoftuar policia. Sipas policise per pasoje eshte plagosur rende me arme zjarri 34-vjecari Edrin Lufi i cili eshte qelluar me arme nga pronari i lokalit djali i Arta Dades. Ne vendngjarje shkuan menjehere oficere te Policise per Hetimin e Krimeve te Renda eksperte kriminaliste te cilet bene te mundur sigurimin dhe keqyrjen e vendit te ngjarjes duke mbledhur dhe administruar provat.

Nga hetimet e kryera deri me tani nga efektivet e kryeqytetit u konkludua se ne kete konflikt jane perfshire shtetasit Besnik Dabulla Edrin Lufi dhe Shkelzen Hoxha te cilet ne momentin e ngjarjes ndodheshin duke darkuar ne ambientet e lokalit Liburn. Pas konfliktit Dabulla ka nxjerre pistoleten dhe ka qelluar ne drejtim te Edrin Lufit 34 vjec i cili u dergua menjehere ne Spitalin Ushtarak ne Tirane ne gjendje te rende shendetesore. Ndersa me pas Besnik Dabulla eshte vene nen pranga per konsumim te veprave penale te Plagosjes se rende dhe Armembajtjes pa leje. Nderkohe qe ne vendngjarje ne cilesine e proves materiale u sekuestruan arma e zjarrit e tipit pistolete si dhe nje gezhoje e nje predhe.

E perseritur

Djali i Dades per here te dyte ne akuze per plagosje

Per Besnik Dabullen kjo eshte hera e dyte qe shkon ne qeli per plagosje. Heren e pare ndaj tij dhe te vellait ka ardhur nje kallezim penal ne daten 19 nentor te vitit 2002 ku akuzohej per plagosje. Akuzat u ngriten ndaj dy djemve te Dades ne ate kohe ministre e Kultures Rinise dhe Sporteve. Plagosja per te cilen dy te rinjte dyshoheshin se ishin te akuzuar ka ndodhur me 14 nentor te atij viti ne lagjen Komuna e Parisit ne bllokun e pallateve prane Kopshtit Botanik. Sipas deklarimeve zyrtare te asaj dite Gentian Bruzi banor i asaj lagjeje eshte plagosur me nje plumb ne shpine pas nje konflikti te momentit qe ka pasur me dy persona ne lidhje me nje vend parkimi si pasoje e nje ferkimi te Benzave. Ne qender te te akuzuarve si te implikuar ne kete ngjarje ishin dy vellezerit Dabulla te cilet ate kohe jane vetedorezuar ne komisariatin numer 2 me 16 nentor. Dy vellezerit kane mohuar kategorikisht se kane qene te implikuar ne kete ngjarje. Disa deshmitare te ngjarjes pasi jane marre ne pyetje kane deklaruar se nuk i njihnin personat qe kane qelluar. Me pas edhe vete i demtuari Gentian Bruzi ka deklaruar se nuk i mbante mend se kush e kishte qelluar. Kjo ka mjaftuar qe prokuroria e asaj kohe ta deklaronte te mbyllur hetimin rreth tyre. Ka qene prokurori i Tiranes Dritan Nushi ai qe ka deklaruar perpara mediave se ndaj dy djemve te Arta Dades nuk ka pasur asnje procedim penal. Nje fakt i tille ka ardhur si rezultat i mungeses se provave ndaj Alban dhe Besnik Dabulles te cilet u akuzuan per Vrasje te mbetur ne tentative dhe Armembajtje pa leje.

Dosja Bruzi dosja qe pret nje fajtor

Nje tjeter dosje qe ka qene pjese e sherrit politik shqiptar eshte ajo e dy djemve te Arta Dades te akuzuar nga politika per plagosje te rende por qe jane shpallur te pafajshem nga prokuroria. Ajo qe hedh fije dyshime pa paragjykuar punen e prokurorise eshte fakti se per ate veper penale nuk eshte vene perballe me ligjin asnje person. Prokurori i ceshtjes tha se viktima pra personi i plagosur ka deklaruar se nuk i identifikoi si autore por nderkohe nuk tha se kush ishin autoret e vertete te kesaj ngjarjeje. Sipas policise ne vitin 2002 shtetasi Gentian Bruzi eshte qelluar me arme zjarri dhe per kete ngjarje u akuzuan dy djemte e Arta Dades Besnik Dabulla dhe Alban Dabulla. Por pa kaluar shume kohe prokuroria nuk hezitoi qe te deklaronte te mbyllur kete ceshtje e cila mbeti cuditerisht pa autore. Edhe pse ngjarja kishte ndodhur ne mes te dites ne nje prej zonave me te populluara te kryeqytetit prokuroria nuk arriti dot qe te siguronte te pakten nje deshmitar per te vene gishtin mbi personat qe qelluan me arme zjarri. Organi i akuzes nuk arriti dot qe te siguronte deshmine e vete te plagosurit. Ky i fundit gjate ballafaqimit te fotografive ku figuronin dhe dy prej te dyshuarve kryesore deklaroi se personi qe e plagosi nuk figuronte ne asnje prej ketyre fotove duke shtuar gjithashtu se nuk e kishte pare tjeter here me pare. Nderkohe qe per prokurorine rezultoi se i vetmi mision i tyre ishte te shfajesonin dy te dyshuarit kryesore duke mos u kujtuar kurre qe nga dita e ngjarjes me 19 nentor te vitit 2002 qe te binte ne gjurmet e personit qe qelloi mbi Bruzin vetem per nje vend parkimi. Qe prej vitit 2003 dosja u deklarua e mbyllur dhe nuk u rihap kurre me per te hedhur drite mbi ngjarjen. E pare nga nje kendveshtrim i thjeshte ajo qe bie ne sy eshte fakti se per te shmangur plotesisht nga pergjegjesia dy djemte e ish-ministres Dade as policia dhe as prokuroria nuk gjeten asnjehere autorin e vertete ne rast se ai nuk eshte asnjeri prej dy djemve me mbiemrin Dabulla.

Nipi i Enver Hoxhes Nuk kam qene i perfshire

Pas njoftimit nga policia se te pranishem ne konfliktin e se merkures ne mbremje qe ka sjelle edhe plagosjen e nje personi kane qene Besnik Dabulla djali i Arta Dades Edrin Lufi nipi i Adil Carcanit dhe Shkelzen Hoxha nipi i Enver Hoxhes ky i fundit ka dhene nje interviste ne nje televizion ku ka mohuar pjesemarrjen e tij ne kete konflikt. Kjo eshte nje ngjarje shume e cuditshme pasi ne momentin kur une festoja me 30 miq ne periferi te Tiranes ne media del se ne zonen e ish-Bllokut une po kryeja krim. Une nuk kam qene aty kur ndodhi ngjarja isha me familjare te mi ne vend krejt tjeter - ka pohuar Shkelzen Hoxha gjate intervistes. Nderkohe qe kur eshte pyetur nese i njeh autorin dhe personin e plagosur Hoxha eshte shprehur se i njeh te dy personat dhe ka se dhe shoqeri me ta por nuk ka pranuar qe te jape shpjegime per ngjarjen. Ai tregon se eshte cuditur kur ka marre vesh per ngjarjen dhe per perfshirjen e tij ne kete konflikt. Une lajmin e mora vesh nepermjet shokeve qe me thane te hapja televizorin se ka ndodhur nje ngjarje ku je perfshire dhe ti. Mbeta shumei habitur aty mesova per ngjarjen per here te pare. Edhe nga policia ndryshe nga sa ishte raportuar ne fillim per Shkelzen Hoxhen i cili eshte edhe nipi i diktatorit komunist Enver Hoxha edhe gjate deshmive te shtetasve te perfshire ne konflikt rezultoi se nuk ka qene prezent gjate konfliktit me arme zjarri. Per kete arsye policia e ka cilesuar ate vetem si nje deshmitar ne dijeni per ngjarjen. Nderkohe qe sipas policise i arrestuari Dabulla e ka kryer krimin ne gjendje te dehur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›