Gjyqi ndaj Ilir Xhakjes, ish-shoferi i Kryekomisar Tahiraj refuzon të dëshmojë para gjyqtarëve
Fatmir Hoxha, ish-shoferi i kryekomisarit të vrarë vjeshtën e kaluar në Katund Sukth refuzoi të flasë para Gjykatës së Krimeve të Rënda pasi sipas tij ai është për vetë i pandehur.
Me këtë justifikim njeriu që pa nga afër se çfarë ndodhi në minutat e fundit të jetës së shefit të policisë së Shijakut, Adem Tahiraj hodhi poshtë mundësinë e një ballafaqimi që mund të prodhonte debat gjyqësor mes tij dhe të akuzuarit Ilir Xhakja. Prokurori i çështjes Eugen Beci i kërkoi gjykatës që në këto kushte të lexohen thëniet e dëshmitarit gjatë hetimeve paraprake, kërkesë që u pranua nga trupa gjykuese.
Prokurori citoi se ndalimi i mjetit të nipit të Xhakjes, Ledio Kasaj, ishte bëre në mënyrë rastësore dhe pikërisht atëherë kur ishte vendosur që automjeti të shoqërohej në komisariat aty kishte mbërritur një tjetër person me makinë luksoze dhe i veshur sportiv, i cili pasi kishte pyetur se kush ishin ata. I nipi i ishte përgjigjur të mos bëhej merak pasi ishte thjesht punë dokumentesh. Ndërkohë pas pyetjes së kryekomisarit se kush ishte, Xhakja sipas shoferit ishte përgjigjur me fjalë fyese dhe në këtë çast ka ndodhur edhe vrasja.
23 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)
Gjyqi ndaj Ilir Xhakjes, ish-shoferi i Kryekomisar Tahiraj refuzon të dëshmojë para gjyqtarëve burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email