Vranë priftin italian, prangosen tre shqiptarë

Prifti Mario Del Becaro, i vrare dhjetorin e kaluar
Tre të rinj shqiptarë akuzohen se kanë vrarë një prift italian, ngjarje kjo e ndodhur në 11 dhjetor të vitit të kaluar në Pistoja, të Italisë. Dy prej tyre janë prangosur nga karabinierët italian, ndërsa i treti është arrestuar në Cërrik. Burimet zyrtare të Policisë së Shtetit kanë deklaruar se në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar PISTOIA, u bë i mundur arrestimi i 35-vjeçarit Gazmor Haxhillari, banues në Cërrik.
Ky shtetas akuzohet se më datë 11 dhjetor 2012, në Komunën Quarrata të Pistojës në shtetin Italian, bashkëpunim me shtetasit Bledar Haxhillari dhe Fatjon Kraja, ka vrarë priftin e Kishës Tizzana e Catena, don Mario del Becaro.
I arrestuari Gazmor Haxhillari ka një sërë precedentësh të rëndë kriminal për veprat penale të vjedhjes dhe grabitjes të kryera në shtetin Italian, thuhet zyrtarisht nga Policia e Shtetit.
Mësohet se operacioni për arrestimin e tre shqiptarëve është zhvilluar njëkohësisht në Shqipëri dhe në Itali nga shërbimet policore të të dy vendeve.Ndërkohë mediat italiane kanë raportuar se 63-vjeçari Mario Del Becaro, prifti i San Bartolomeo në Tizzana, pranë Pistojës, u gjet i mbytur me shirit transparentë. Agresorët kanë shpërthyer kasafortën e kishës dhe më pas janë larguar me makinën e viktimës.
23 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)
Vranë priftin italian, prangosen tre shqiptarë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email