E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, drogë dhe prostitucion, arrestohen 16 shqiptarë

Gazeta Shqip

karabinierePolicia italiane ka arrestuar 16 shqiptarë, anëtarë të një bande kriminale, aktive në shpërndarjen e drogës dhe shfrytëzimin e prostitucionit. Sipas agjencive italiane të lajmeve, arrestimet janë kryer në orët e mëngjesit të së martës nga karabinierët e qytetit të Milanos.

Hetimi mbi këtë bandë kishte nisur në mars të vitit të kaluar dhe gradualisht ishte shtrirë në provincat e Lodit, Torinos dhe Padova, bëjnë të ditur burimet.

Sipas të njëjtit burim prostitutat, të gjitha rumune, vendoseshin në zona të ndryshme rrugësh për të tërhequr klientët, ndërsa droga, kryesisht kokainë, shpërndahej në Milano dhe Zvicër. Më herët gjatë muajit policia italiane ndërmori një operacion analog kundër një bande kriminale shqiptare, e shtrirë në disa rajone të vendit fqinj.

Operacioni i koduar me emrin Flori u shtri në rajonet e Bazilikatës, Kampanias dhe Emilias dhe në të morën pjesë rreth 200 policë.

23 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

Itali, drogë dhe prostitucion, arrestohen 16 shqiptarë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›