E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, i sëmuri mendor sulmon me sëpatë të miturin

Gazeta Shqip

policia korceNjë i mitur në qytetin e Korçës ka rënë pre e dhunës së një të rrituri brenda ambienteve të shkollës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në shkollën 9-vjeçare Nuçi Naçi, ku një 39 vjeçar i cili më pas ka rezultuar se është me probleme mendore, ka hyrë në një klasë dhe ka tentuar të qëllojë me sëpatë një prej nxënësve.

Fatmirësisht nxënësi 13-vjeçar me inicialet A.T i cili studion në klasën e gjashtë është shmangur dhe i ka shpëtuar goditjes, e cila mund të ishte fatale.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ku ka shoqëruar 39 vjeçarin, ndërsa ka nisur hetimet lidhur me këtë rast që vë seriozisht në diskutim sigurinë në ambientet e shkollave.

23 prill 2013 (gazeta-Shqip)

Korçë, i sëmuri mendor sulmon me sëpatë të miturin burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›