Tiranë, policia nxjerr nga banesat 14 familje, përplasje me banorët, 2 përfundojnë në spital
Në orët e pasdites së sotme situata në godinën afër shkollës Petro Nini Luarasi është tensionuar sërish.
Forca të shumta policie kanë rrethuar godinën në përpjekje për të nxjerrë me forcë nga godina një familje që nuk pranonte të dilte nga banesa dhe janë hasur me reziston e banorëve të cilët janë shprehur se nuk mund të qëndrojnë në qiell të hapur në mes të natës.
Në konfrontim e sipër dy persona kanë shfaqur probleme me shëndetin dhe janë transportuar menjëherë me ambulancë me në spital, ndërkohë që policia ka shoqëruar në komisariat edhe 2 banorë të banesës, të cilët janë konfrontuar me ta.
Tiranë, tentojnë t’i nxjerrin jashtë godinës, policia përplasje me banorët. Breçani debaton me deputetët e PS
Tension dhe momente dhune kanë shoqëruar tentativën e përmbaruesve për nxjerrjen jashtë një godine të disa familjeve, që banonin prej vitesh në rrugën Margarita Tutulani në zonën e Tiranës së Re. Rreth 14 familje janë konfliktuar me policinë private dhe përmbaruesit, pasi nuk pranuan të lirojnë godinën.
Situata është tensionuar dhe policia ka qëlluar në ajër për të shmangur përplasjen e mëtejshme. Ndërkohë pesë deputetë të Partisë Socialiste kanë debatuar me zëvendësdrejtorin e policisë së Tiranës, Erzen Breçani, pavarësisht se është pezulluar për dhunën ndaj operatorit të Top Channel. Ai ka debatuar me deputetët dhe u ka kërkuar të largohen.
Rreth 14 familje që banojnë në një objekt tek pranë shkollës Petro Nini Luarasi kanë refuzuar të dalin nga godina, pasi sipas tyre personi që pretendon pronësinë, ka dokumente të falsifikuara dhe sipas tyre është person me pushtet.
23 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)
Tiranë, policia nxjerr nga banesat 14 familje, përplasje me banorët, 2 përfundojnë në spital burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email
