Gjyqi ndaj Metës, Prokuroria: Të largohen 3 ekspertët

Është duke u zhvilluar në Gjykatën e Lartë seanca gjyqësore ndaj ish-Zv.kryeministrit Ilir Meta i cili akuzohet për korrupsion. Në seancën e sotme prokurori i çështjes ka kërkuar largimin e tre ekspertëve të cilët u emëruan seancën e kaluar për të bërë ekspertizën e video-përgjimit Meta-Prifti.
Sipas prokurorit, tre personat e emëruar për ekspertizë nuk kanë njohuritë e duhura për programet audio-vizive prandaj duhet të largohen. Mësohet se kjo kërkesë e prokurorit është kundërshtuar nga avokatët e ish-Zv. kryeministrit Meta ndërkohë që trupi gjykues është tërhequr për të marrë vendimin në lidhje me kërkesën e prokurorit.
Në seancën e kaluar gjykata caktoi tre ekspertët shqiptarë, Ardian Pollo, Artur Rrahmani dhe Ermal Beqiri për të bërë ekspertizën e video-përgjimit.