E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, arrestohet “kopshtari” shqiptar, i kërkuar për vrasje

ATHINE- Banorët e ishullit Paros në Greqi, u befasuan shumë, kur mësuan se kopshtari shqiptar, që kujdesej për kopshtet e tyre, ishte një kriminel i kërkuar nga Interpoli, prej 17 vjetësh. Për 40 vjecarin shqiptar ekzistonte një urdhërarresti ndërkombëtar, për një vrasje që ai ka kryer në Shqipëri në 6 Nëntor të vitit 1994.

Vetëm 2 ditë më parë forcat e policisë ranë në gjurmë të tij dhe pasi e identifikuan e vunë në pranga. Shqiptari I kërkuar 2 muajt e fundit ishte vendosur në ishull ku punonte si kopshtar dhe herë herë angazhohej në ndërtim.

40-vjeçari shqiptar u dërgua në Prokurori, ku pritet të fillojnë procedurat për dërgimin e tij në Shqipëri.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›