E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjyqi ndaj kryeministrit pakistanez me 13 shkurt

Gjykata Supreme e Pakistanit ka hedhur poshte apelin e kryeministrit Yousuf Raza Gilani, të ngritur kundër vendimit për ta akuzuar për shpërfillje.
Kryeministri do të duhet të paqitet në gjyq ditën e hënë. Gjykata kërkon që ai t'i kërkojë Zvicrës të rihapë dosjen e akuzave për korrupsion ndaj presidentit, Asif Ali Zardari.
Kryeministri i cili doli para gjykatës muajin e kaluar perballet me heqje lirie nese dhe largim nga posti i tij , shpallet fajtor. Por avokatët e tij thonë se ai do të lërë postin, vetëm nëse zyrtarët elektoralë vendosin ta skualifikojnë.
Muajin e shkuar, Gilani tha në një intervistë për CNN se do të shkonte edhe në burg nëse kjo do të ishte e nevojshme. "Nëse gjykata e do këtë, s'kam asnjë kundërshtim",-tha ai.
Avokati i kryeministrit pakistanez, Aitzaz Ahsan, u shpreh Kryeministri tani do të paraqiten para gjykatës më 13 shkurt, kur ai do të jetë akuzuar zyrtarisht.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›