E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komplot kunder Papes Il Fatto Quotidiano publikon dokumentin sekret

Ka një komplot kundër Papa Benediktit të 16 , bbrenda 10 muajve ai do te vdese. Eshte ky titulli kryesor i të përditshmes italiane “Il Fatto Cotidiano” . Të bën përshtypje të lexosh një dokument të lëshuar nga kryepeshkopi i Palermos Paolo Romeo , i cili parashikon me shqetësim dhe frikë vdekjen e atit të shenjtë në nëntor të vitit 2012.
Benedikti i Gjashtëmbëdhjetë personalisht ishte i informuar për komplotin me letër, të shkruar ne gjuhën gjermane, kjo pasi të kuptohet më së miri nga Papa Bendikti. Në letrën pohohet se Ati i shenjtë është i ekspozuar në rrezik të madh dhe se për 12 muaj ndaj tij mund të kryhet atentat. Dokumenti ishte me datë 30 dhjetor të vitit të kaluar, por iu dorëzua Papës në muajin janar.
Në letrën paralajmëruese ndaj Papës theksohet edhe emri i trashëgimtarit të tij eventual në rast të atentatit. Ky do të mund të ishte kryepeshkopi i Milanos Anxhelo Skola.
Zëdhënësi i Vatikanit Federtiko Lombardi i quajti këto informacione të çmendura dhe çmenduri të vërtetë. Teksti është i ndarë në tre pjesë secila me një titull të theksuar.
E para është "Udhëtim në Pekin", e dyta "Sekretari i Shtetit Kardinali Tarcisio Bertone," dhe e treta është "Trashëgimia e Papa Benedikt XVI".
“Il Fatto Quotidiano” ishte media e parë që e zbuloi skandalin për lidhshmërinë e kryeministrit italian Silvio Berluskoni me marokenen Rubi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›