Meksike sekuestrohen 15 tone droge sintetike
Ushtria amerikane sekuestroi 15 tonë drogë sintetike, lloji metamfetaminë, në shtetin perëndimor të Haliskos. Kjo mendohet të jetë sasia më e madhe e drogës konfiskuar ndonjëherë në Meksikë. Operacioni i zhvilluar në orët e para të së premtes ishte më i madhi në llojin e tij. Prodhimi i metamfetaminës është në rritje të vazhdueshme në Meksikë, ndikuar nga eksportet fitimprurëse të kartelit të fuqishëm të Sinaloas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Metamfetamina është një drogë që krijon një varësi të madhe psikologjike. Ushtarët zbuluan sasinë masive në një magazinë të ndodhur vetëm disa kilometra në jug të kryeqytetit të shtetit, Guadalaharës. Gjenerali Gilberto Hernandez Andreu shtoi se depot përdoreshin si një fabrikë për prodhimin e drogës. Ushtarët sekuestruan gjithashtu edhe pajisjet nëpërmjet të cilave prodhohej droga, por magazine u gjet e braktisur dhe asnjë arrestim nuk u krye. Që prej shpalljes së luftës ndaj karteleve të drogës, në vitin 2006, më shumë se 48 mijë persona kanë vdekur në Meksikë në përleshjet e kudo ndodhura urbane, midis të cilëve antarë të klaneve, forcat e autoriteve, por edhe civilë e gazetarë të shumtë.
Gjatë muajve të fundit, autoritetet kanë konfiskuar edhe një sasi rekord prej kimikateve të përdorura për të prodhuar të drogë.
Një raport i 2011 nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin tha amfetamina ishte një nga substancat e dyta të përdorura më shumë.
Sipas raportit, prodhuesit kryesorë të drogave sintetike mbeten Holanda dhe Burma, por prodhimi është përhapur në Amerikën Latine.