E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rio police dhe ushtarake ne greve per page me te mire

Me mijëra persona përfshirë policë e ushtarakë kanë dalë në rrugët e Rio De Zhaneiros në kërkim të një page më të mirë. Qeveria vendase ka njoftuar një rritje prej 39% të pagave mirëpo sindikatat kanë bërë me dije se nuk është e mjaftueshme. Greva do të vazhdojë ndërkohë që vjen vetëm një javëe para karnavaleve .
Grevat si pasojë e situatave të vështira ekonomike po njohin një përhapje të gjerë përtej Europës.
Policia në Rio de Zhaneiro ka votuar për te shkuar në grevë në kërkim të një page më të mirë, vetëm një javë para karnavaleve vjetore të qytetit brazilian. Legjislatura e shtetit kishte shpresuar të shmangte veprime industriale, duke ofruar një rritje prej 39% të rrogave. Por sindikatat thanë se rritja nuk ishte e mjaftueshme, krahasuar me uljen e tyre vite me radhë. Ështe pritur me thirrje dhe brohorima lajmi për vazhdimin e grevës në Rio De Zhaneiro. Një oficer i policisë ushtarake tha se brazilianët duhet të qëndrojnë në shtëpi.
"Ne nuk duam grevë, ne duam pagat më të mira," tha ai. "Ne kemi këshilluar njerëzit që të mos largohen nga shtëpitë e tyre. Të qëndrojnë në ambiente të mbyllura derisa situata të qetësohet," -u shpreh ai.
Një grevë nga policia në qytetin e Salvadorit, që prej javës së kaluar, çoi në rritjen e vrasjeve. Situata aktuale në vend pritet të ndikojë mjaft në karnavalet e vendit, të cilat fillojnë më 17 shkurt dhe në vend priten qindra e mijëra turistë nga e mbarë bota.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›