E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjyqi në GJND, Wood: Deklaratat për Kosovën ka përfunduar

Prishtinë -Eksperti britanik i së drejtës ndërkombëtare që udhëheq ekipin kosovar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, Michael Wood, ka thënë në një prononcim për të përditshmen “Koha Ditore”, se deklarata me argumentet e pavarësisë së Kosovës është përfunduar dhe ajo do të deponohet para datës 17 prill në trupin më të lartë të drejtësisë në Hagë.
Megjithëkëtë, Wood nuk ka dashur që të jap detaje rreth kësaj deklarate, duke thënë se për këtë është e thirrur Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës.

“Është e vërtetë që ne e kemi finalizuar deklaratën dhe kjo do të dorëzohet në afatin e paraparë nga Gjykata”, ka thënë Wood.

Rreth një javë para afatit të caktuar nga GJND-ja për t’i deponuar deklaratat e tyre më shkrim të gjitha shtetet që janë të intervistuara në favor dhe kundër pavarësisë, Prishtina zyrtare pret që një numër relativisht i madh i shteteve do të dorëzojnë deklaratat e tyre në mbrojtje të pavarësisë së Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›