E Shtunë, 31 Tetor 2026

KSHZ shqyrton 34 anesa të partive

Shkup -Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot në mëngjes e përfundoi shqyrtimin e 34 ankesave të mbetura, të cilat ishin parashtruar nga PAE, koalicioni "Së bashku për Shuto Orizarën", VMRO-PP, LSDM dhe nga USD. Kështu, komisioni në fjalë ka miratuar një ankesë nga PAE, për vendvotimin 1872, në fshatin Zagraçani, komuna e Strugës. Në certifikatën nga Lista zgjedhore, në këtë vendvotim janë regjistruar 1011 votues.

Në pjesën e parë të seancës, që filloi pardje, ishte miratuar edhe ankesa e BDI-së, për vendvotimin 2337 në komunën e Haraçinës. Nëntëdhjetë e tre ankesat e tjera ishin refuzuar.Në KSHZ, në afatet përfundimtare të parapara ligjore arritën gjithsejt 95 ankesa për votimin e së dielës të zgjedhjeve presidenciale dhe lokale. Parashtruesit e ankesave, nëse nuk janë të kënaqur nga vendimet e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, kanë të drejtë të parashtrojnë padi në Gjykatën Administrative. ina/start

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›