Kosovë, 173 zyrtarë nuk kanë deklaruar pasurinë
Prishtinë -Ndonëse afati ligjor për deklarimin e pasurisë nga zyrtarët e lartë të Kosovës ka përfunduar më 31 mars, janë 173 zyrtarë që nuk e kanë deklaruar pasurinë. Ndryshe këtë detyrim e kanë pasur 800 zyrtarë në vitin 2009. Ndërkaq në mesin e zyrtarëve, të cilët e kanë deklaruar pasurinë, janë edhe udhëheqësit kryesorë të institucioneve të Republikës së Kosovës si: Presidenti i Republikës, Kryeministri, Kryetari i Kuvendit, dy zv/kryeministrat.
Nga niveli i ministrave pasurinë e tyre e kanë deklaruar dhjetë prej tyre, nga 17 sish sa përbëjnë Qeverinë e Kosovës. Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit u ka bërë thirrje të gjithë atyre zyrtarëve të lartë, të cilët konform ligjit janë të obliguar ta deklarojnë pasurinë e tyre, që ta respektojnë kuadrin ligjor dhe pasurinë e tyre ta deklarojnë brenda afatit kohorë deri më 30 prill 2009.
Në të kundërtën AKK do të do të kërkojë nga institucionet ku ata punojnë që të merren masat administrative në pajtim me Ligjin Kundër Korrupsionit, sikundër që AKK do të jetë e detyruar që t'ua publikojë emrat. qik