PE, Ber: Maqedonia e ka vendin në NATO
Shkup -Europarlamentarja Anxhelika Ber deklaroi se Evropa dëshiron ta shohë Maqedoninë në NATO sa është e mundur më shpejtë, pasi që ne së bashku punojmë.“Maqedonia i ka përfunduar detyrat e saj, lehtësimi i vizave është përgatitur, ndërsa Evropa duhet ta ofrojë hapin e ardhshëm, gjegjësisht fillimin e negociatave për anëtarësim”, deklaroi Ber pas takimit me kreun e BDI-së, Ali Ahmetin.
Sipas saj, perspektiva e BE-së është garanci për siguri dhe për të ardhmen e përbashkët të Evropës tonë, dhe se Maqedonia dhe Kosova i takojnë Evropës."Isha për vizitë në Kosovë gjatë dy ditëve të fundit që të shoh si po zhvillohet situata. Tani i gjithë rajoni po stabilizohet dhe kjo u jep mundësi maqedonasve, shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë të vazhdojnë më tej me integrimin në BE. Parlamenti Evropian i bën thirrje BE-së që t'i fillojë negociatat për anëtarësim gjatë këtij viti, pasi që nuk guxojmë të humbim kohë"-përfundoi Ber.