E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre të plagosur nga grabitja e një banke në Shkup

Shkup -Tre persona kanë mbetur të plagosur, dy prej të cilëve policë nga persona të pa njohur gjatë grabitjes së armatosur të bankës Procredit në Shkup. Drejtori i tij, Rexhep Selmani deklaroi se një prej policëve ka marrë plagë me armë zjarri në bërrylin e majtë dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që polici tjetër ka plagë të lehta trupore. Grabitësit kanë arritur të marrin nga banka një shumë prej 50 000 eurosh.

Në spital janë dërguar edhe dy persona, njëri prej të cilëve është goditur me qytën e automatikut nga grabitësit, ndërsa tjetri është shtyrë nga shkallët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›