E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyqi për 21 Janarin, nis sot seanca e parë në Apel

TIRANE- Seanca e parë gjyqësore në Apel ndaj tre gardistëve të akuzuar për vrasjen e tre protestuesve në 21 Janar, do të zhvillohet sot. Ne Gjykatën e Apelit u hodh shorti për trupën gjykuese ku relator do jetë gjyqtari Astrit Haxhialushi. Çështja e 21 Janarit mbërriti në këtë gjykatë pas apelimit që Prokuroria i bëri vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, që shpalli të pafajshëm ish-kreun e Gardës, gjeneral Ndrea Prendin dhe ish-komandantin e njësisë speciale Agim Llupo.

Gjykata argumentoi, në shkurt të këtij viti, se akuza e vrasjes në rrethana cilësuese ndaj dy të akuzuarve të prokurorisë nuk qëndron, për shkak se nga ana e të pandehurve nuk ka patur dashje për të vrarë demonstruesit.

Prokuroria apeloi vendimin pak ditë pas zbardhjes së tij, duke i qëndruar akuzave se Prendi dhe Llupo janë autorët e vrasjes së tre demonstruesve, Faik Myrtaj, Ziver Veizi dhe Hekuran Deda. Vrasja e Aleks Nikës vijon të mbetet ende e pazbardhur edhe pse kanë kaluar më shumë se dy vite nga ngjarja e rëndë e 21 Janarit
(e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera 21 Janari, Rama: Vendimi i gjykatës i tmerrshëm, Berisha përgjegjësi për ngjarjen

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›