Gjyqi për Gërdecin, vazhdon maratona e moszhvillimit të procesit
TIRANË - Është lënë për ditën e mërkurë, seanca e radhës për Gërdecin, ku as sot nuk arrit të shqyrtohet asnjë provë. Sipas informacioneve të fundit, ka pasur debate ne sallën e gjyqit mes avokateve dhe trupit gjykues. Kujtojmë se më 30 shtator gjyqi është shtyrë pasi avokatët kërkuan veçimin e dosjeve, duke motivuar se shpërdorimi i detyrës duhet te gjykohet veç akuzave për vrasje.