E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Gjirokastër, dy të vdekur


GJIROKASTËR- Dy persona, gjysh e nip, kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ndodhi orët e vona të së shtunës në rrugën kombëtare Gjirokastër- Tepelenë, në vendin e quajtur Gërhot, një kilometër larg qytetit të Gjirokastrës. Burime zyrtare të policisë kanë bërë të ditur se automjeti me targa "DI 3588 A", i drejtuar nga shtetasi Taulant Boci, 25 vjeç, është përplasur me një motor, i cili drejtohej nga shtetasi Agron Sinani, 59 vjeç dhe nipi i tij 9-vjeç. Duket se goditja ka qenë mjaft e fortë, pasi 59- vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Po kështu, për shkak të plagëve të marra edhe vogëlushi nuk ka mundur të mbijetojë. Ai ka ndërruar jetë dhjetë minuta pasi ishte transportuar në spitalin rajonal "Omer Nishani".

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›