E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjyqi për pedofilët anglez, dëshmon fëmija i abuzuar

TIRANË - Seanca e radhës në ngarkim të shtetasit anglez Dino Kristodulun dhe Robin Arnold ka pasur dëshmi të reja që fajësojnë këto persona për abuzime seksuale me të mitur. Fëmija ka rrëfyer përmes një video konference për të mos u përballur me të arrestuarit. Ai ka ardhur nga SHBA enkas për gjyqin me prindërit që e kanë birësuar.


Media ishte e pranishme vetëm në minutat e para të gjyqit, më pas është zhvilluar me dyert të mbyllura. Por mësohet se djali që në atë kohë ishte vetëm 10 vjeç ka sjellë dëshmi që rëndojnë pozitën e të akuzuarve duke folur gjatë mbi mënyrën se si dy anglezët kanë abuzuar me të dhe fëmijët e tjetër të qendrës.


Për skandalin seksual qe tronditi vendin katër vjet me pare, një tjetër i huaj, John David Brown po vuan dënimin për abuzime me fëmijet ne qendren "Femijet e Tij", në Tirane.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›