E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makina bie në Shkumbin, kërkohet për viktima

PEQIN - Automjeti tip Ford me targë 'DR 6305 E' ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në ujërat e lumit Shkumbin. Ende nuk ka një bilanc të qartë për numrin e viktimave. Ngjarja ndodhi rreth orës 17.30.

Sipas të dhënave të policisë rrugore automjeti është në pronësi të shtetasit Roland Sado me banim në lagjen 17 të qytetit të Durrësit. Dyshohet se shoferi ka humbur jetën, megjithëse pas tërheqjes së mjetit nga lumi nuk është gjetur trupi i tij.

Policia po punon intensivisht edhe pse në kushte të pafavorshme për shkak të errësirës.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›