Gjyqtaret Bamir Topi ka nderhyre ne ceshtjet gjyqesore

“Bamir Topi ka ndërhyrë në çështjet gjyqësorë”. Ky është rezultati i sondazhit të zhvilluar në gjykatat e shkallës së parë në të gjithë Shqipërinë. Gjyqtarët të pyetur për ndërhyrjet e zyrtarëve në zgjidhjen e çështjeve gjyqësore janë përgjigjur se ka patur ndërhyrje të vazhdueshme nga presidenca. Paralel me akuzat e gjyqtarëve ndaj ish-presidentit Topi dhe ish-nënkryetarit të KLD-së Kreshnik Spahiu janë edhe akuzat e ministrit të drejtësisë Eduard Halimi i cili tha se praktikat që cënonin transferimet dhe emërimet e gjyqtarëve të ndjekura nga Topi e Spahiu do të marrin fund. Në fjalën e ij, ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi vlerësoi si një moment të rendësishëm reformën në drejtësi, e mbështetur kjo reformë dhe nga Bashkimi Europian.
Nga ana e tij, ambasadori britanik, Nicholas Cannon nënvizoi faktin se sondazhi tregon se gjyqtarët kërkojnë mbrojtje ligjore të parashikueshme dhe mbështesin një sistem të bazuar me meritokraci.
"Ky sondazh do të ndihmojë KLD-në të zbatojë reformat e nevojshme. Ambasada dhe qeveria britanike janë të angazhuara për të ndihmuar Shqipërinë në progresin e saj drej Bashkimit Europian. Shteti i së drejtës luan një rol të rëndësishëm në këtë proces" deklaroi Cannon.
Për nënkryetarin e KLD-së, Elvis Cefa sondazhi i zhvilluar nga ambsada britanike dhe qendra QTIL për promovimin e gjyqtarëve dhe sistemin e pikëzimi vjen në momentin më të mirë dhe më të rëndësishëm për sistemin e drejtësisë, pasi sipas tij, emërimet vetëm për gjyqtarët më të mirë, çojnë përpara reformimin e këtij sistemi.
"Puna që na pret është intensive dhe imponon rritjen e rolit mbikqyrës. Emërimet dhe ngritjet në detyrë nuk duhet të vijnë si pasojë e ndonjë pazari por të një procesi vlerësimi të karrierës përmes një fushate transparente. Ne do të dimë të lexojmë sugjerimet e dhëna në këtë sondazh. KLD-ja është e vendosur për të luajtur një rol aktiv për rritjen e transparencës dhe profesionalizmit në gjyqësor” deklaroi Cefa.
Sipas rezultateve të sondazhit gjyqtarët e gjykatave të shkallës së parë e kanë vlerësuar Ministrinë e Drejtësisë si institucionin që ka bërë një punë shumë të mirë për sistemin e drejtësisë ndërsa më pas vjen KLD.
Sipas rezultateve të sondazhit gjyqtarët e gjykatave të shkallës së parë e kanë vlerësuar Ministrinë e Drejtësisë si institucionin që ka bërë një punë shumë të mirë për sistemin e drejtësisë ndërsa më pas vjen KLD.