E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjyqtarët: Ministri të mos emërojë kancelarin e gjykatës

Gjyqtarët rreshtohen sërish
kundër ndërhyrjeve
të Ekzekutivit në sistemin
gjyqësor, nëpërmjet ligjit
të "administratës gjyqësore".
Megjithëse ka marrë miratimin
në Parlament, ai është kontestuar
nga grupet e interesit, Shoqata
Kombëtare e Gjyqtarëve dhe
Këshilli i Lartë i Drejtësisë, të
cilët kërkuan disa muaj më
parë në Gjykatën Kushtetuese
rrëzimin e tri pikave. Vendimi
i dy ditëve më parë i Gjykatës
Kushtetuese i dha të drejtë për
një kërkesë, atë të emërimit të
administratës gjyqësore nga
gjykata dhe jo nga kancelari.
Kërkesa
Gjyqtarët kërkuan që edhe
kancelari të mos emërohet
nga ministri i Drejtësisë, pasi
është shkelje, por kjo pikë nuk
mori vendim nga Gjykata Kushtetuese.
Votimi në Kushtetuese
doli katër me katër, pasi Gjergj
Sauli, një nga anëtarët e trupit
gjykues, dha dorëheqjen,
sepse është babai i kancelarit
të Gjykatës së Tiranës, Ilir
Sauli. Dhe si rrjedhojë votimi
doli barazim, dhe në bazë të
Kushtetutës gjykata refuzoi të
marrë një vendim. Por refuzimi
i marrjes së vendimit nuk i
pengon grupet e interesit të
kërkojnë sërish rrëzimin e kësaj
pike, që nëse do të ngelej siç
ishte miratuar nga Parlamenti,
Ekzekutivi ndërhyn në sistemin
gjyqësor. Kryetarja e Shoqatës
së Gjyqtarëve, Manjola Bejleri,
tha dje për gazetën "Shqip" se
po përgatisin sërish një kërkesë
në Gjykatën Kushtetuese për
rrëzimin e pikës, sipas së cilës
"emërimi i kancelarit të gjykatës
caktohet nga ministri i Drejtësisë".
Sipas Bejlerit, javët e ardhshme
do të depozitohet kërkesa,
ndërsa saktësoi se ekzistojnë të
gjitha kushtet që për këtë pikë
të merret një vendim, pasi aktualisht
në Gjykatën Kushtetuese
është emëruar një gjyqtar tjetër
që do të përcaktonte shumicën
e nevojshme.
Paralajmërimi
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve
paralajmëroi se rrëzimi
i pikës së emërimit të administratës
gjyqësore nga kancelari
duhet të plotësohet, pasi Gjykata
Kushtetuese nuk ka përcaktuar
se kush mund të emërojë
administratën gjyqësore. Në
këtë rast, ligji duhet të kalojë
sërish në Ministrinë e Drejtësisë
për rregullimet përkatëse dhe
më pas do të shkojë për miratim
në Këshillin e Ministrave. Pas
miratimit në qeveri, ndryshimet
duhet të shkojnë në Parlament,
ku për miratimin e ndryshimeve
në ligjin "Për administratën
gjyqësore" duhet një shumicë
pro prej tre të pestave. Pra duhet
një bashkëpunim midis mazhorancës
dhe opozitës që dolën
nga zgjedhjet e 28 qershorit
për të miratuar ndryshimet në
ligjin e shumëdiskutuar. Dy ditë
më parë, Gjykata Kushtetuese,
duke mos arritur shumicën
dërrmuese, refuzoi të marrë
një vendim për emërimin dhe
shkarkimin e kancelarit nga
ministri i Drejtësisë, i kundërshtuar
me forcë nga Shoqata
Kombëtare e Gjyqtarëve. Sipas
vendimit, kërkuesi dhe subjekti
i interesuar, KLD, pretendojnë
se kjo kompetencë e ministrit
të Drejtësisë për të emëruar
kancelarin pa kritere të qarta
dhe të plota, dhe sidomos për ta
shkarkuar atë pa qenë i kufi zuar
nga kritere ligjore objektive dhe
pa pjesëmarrjen e ndonjë organi
tjetër në këtë proces, bie ndesh
me parimet kushtetuese, me
parimet e depolitizimit, meritokracisë
dhe palëvizshmërisë
së punonjësve të administratës
publike në përgjithësi dhe
sidomos të pushtetit gjyqësor.
"Gjykata, në përfundim të shqyrtimit
gjyqësor, lidhur me këtë
pretendim, nuk arriti të marrë
një vendim me shumicën e të
gjithë anëtarëve të saj, sipas nenit
133 të Kushtetutës. Për rrjedhojë,
gjykata, lidhur me pretendimin
për jo kushtetutshmërinë e nenit
37/2 të ligjit objekt shqyrtimi,
vendosi ta refuzojë kërkesën",
përfundon vendimi.

Fitorja e gjyqtarëve për
"sekretaret spiune"

sipas të cilit sekretaret dhe administrata gjyqësore emërohet
nga kancelari. Subjekti i interesuar, KLD-ja, pretendonte se
përjashtimi i kryetarit të gjykatës nga procesi i emërimit dhe i
shkarkimit të personelit të shërbimeve ndihmëse në gjykatë
cenon parimin e pavarësisë së pushtetit gjyqësor. Sipas
tyre, administrata gjyqësore vihet nën varësinë vertikale
të ministrit të Drejtësisë, sepse kancelari i gjykatës është
nën varësinë direkte të ministrit. Ndërkohë, Kuvendi
dhe Këshilli i Ministrave në kundërshtimet e tyre mbajnë
qëndrimin se rregullimi i ri që ka bërë ligji, nuk cenon
pavarësinë e Gjyqësorit, pasi termi "pavarësi" i referohet
gjyqtarit ose trupit gjykues. Kushtetuesja vendosi se
"ndërhyrja në funksionimin e gjykatave si instrument
i balancës, duhet të rregullohet në mënyrë të tillë që
pavarësia e gjyqtarëve dhe gjykatave të mos shkelet".
Sipas saj, shmangia e drejtuesve të gjykatave nga kjo
përgjegjësi nuk shkon në mënyrë harmonike me kushtet
që kërkohen për t‘u zgjedhur kryetar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›